Pushtim i padukshëm – Astrit Bulla
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Astrit Bulla
PUSHTIMI I PADUKSHËM
Në mendjen e njerëzve ka hyrë një pushtim,
sheh shokët me maska dhe nuk i njeh dot,
ditën sheh pak njerëz, natën dezinfektim,
frikë nga e padukshmja, mbizotëron sot…
U bënë dymijë vjet, që ne njerëzit luftojmë,
kundër njeri – tjetrit, kot përplasim kokën,
po shkojmë drejt origjinës, të ardhmen harrojmë,
s’lamë gjë pa i bërë, e shkatërruam tokën….
U bënë shumë vite, sulmuam edhe qiellin,
njësoj si primatët, njësoj shesim mend,
kush është më i fortë, të rrëmben edhe diellin,
gjithshka i marrim tokës, mbi tokë duam legjendë..
E krijojmë të keqen, pastaj e luftojmë,
dhe themi që na e futi, miku i besueshëm,
pastaj njeri – tjetrin me dyshim shikojmë,
të ndarë e triumfojmë, pushtimin e padukshëm..
TITI…
Astrit Bulla