Çastet e poetit – Violeta Allmuca
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Violeta Allmuca
ÇASTET E POETIT
Dita mbështetet mbi krahët e lirikës
Nata ndizet e vishet prej vetëtimës
Poeti ngarkon në një trastë fjalët
I zbraz çdo mëngjes në dyert e botës.
Ndaj kur agu ulet në sytë e fëmijëve
Zërat e tyre pajtojnë tokën me diellin
Bie shi e fjalët lagen në qelqin e dritares
Brirët e rrufeve shkundin retë dhe qiellin.
Çdoherë bekoji çastet e poetit o njeri
Fjala kurorëzohet në zjarr e lidh dy brigje
Ne jemi zogj të kujtesës nën kubenë gri
Dhe ca pelegrinë gërvishtës të errësirave.
Violeta Allmuca
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com