Të përqafoj pak…pak.. – Sofia Doko Arapaj
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Sofia Doko Arapaj
Të përqafoj pak…pak..
përqafomë…
të të puth pak..pak…
pak..po ku…në faqe..
Faleminderit.
Të të puth pak…pak..
mirë,po ku..
në buzë,ngadalë,
të më cikësh më frymë,
si ciket buza e fyellit,
sa të lamërojmë ëngjëjt,
të vëmë në gjumë shtrigat,
të dalim në majë të zemrës,
të hapim flatrat e shpirtit,
e të koronxhilemi në harkun e qiellit…
Ki kujdes se jam magjistare unë,
të rrotulloj ëmbel rreth kurorës së diellit ,
si nxehesh,si shumohesh si shkelqen,
pendë e lehte në valët ajrit..
S do të të mbarojne dëshirat,
do duash të cmendesh,të kuptosh,
mrekullite e botes, zogjte,yjet,
pastaj unë do të puthe e me kujdes,
duke të të mbajtur si të shtrenjtë në gji,
do të të zbres,avash mos thyhesh,
për në ferrin tone, në tokë…
Sofia Doko Arapaj
6.11.2016 Greqi