Engjëjt mbi tokë – Ildije Xhemali
ENGJËJT mbi TOKË
Zgjohem me shpresa dhe dridhje në zemër
Si unë, si ti, si kushdo :mashkull a femër
Hamë, pimë, por gjithë sy e vesh
E nesërmja sjelltë fitore midis nesh
ENGJËJT mbi TOKË me t’bardhat bluza
Ç’mbajn’ kyçur n’zemra s’ua thot’ buza
Përher’ me disciplinë, n’t’frikshmet llogore
Jo një e dy, por në qindra fronte
Mburojë e parë për gjithë popullatën
Për familjen e tyre (larg qoftë )sjellin mandatën
Jo hileqar, shkel egoizmin, me përgjegjësi
Ndiq udhëzimet, prish tënden terezi
Do kaloj koha,e sotmja do quhet e shkuar
Me mend te punojmë sot,po aq me duar
Që nesër, kur t’ecim mbi t’sotmet gjurmë
Jo dhimbje, GËZIMIN t’përjetojmë më shumë