Mbrëmë – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MBRËMË
Bashkë me rreze të hënës
Më erdhe mbrëmë nga mali,
U ndale e nuk lëvize më tutje
Në breg-lum, ke livadhi.
Hëna lëshoi rreze ngjyrë ar
U ndriçua natyra,
E vasha këndonte tek lumi
Me një zë të ëmbël si lyra.
Atij zëri të bukur
Iu bashkova dhe unë,
Kohë të gjatë kënduam një këngë dashurie
Nën dritën e hënës, në breg-lum!
09.03.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com