August 6, 2024

Pyet më mirë, tha, shpirtin tim…! – Zihni Ndregjoni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PYET ME MIRE, THA,SHPIRTIN TIM..!!

Mori rruget e mergates.
Loti ia lagu faqet rruges .!
I pa veshur e merdhiu.
Duarve per ti ngrohur u fryu.!
Eh c’hoqi e sa vuajti .
I pa strehe i pa ngrene.
Mall per babe e malle per nene.!
Sa here tha:
Keshtu per mua qenka thene.!

Punoi si argate.
Gjithe ditet i rropate.!
Here buken e hengri thate.!
Flejti jashte.!
E lagu shiu,megimtar.
S”pati zjarr per tu thar.!
Dhe u semur.
Mbi ball doren s’ja vu kush kurr.
Teshtiu e renkoi.
Ashtu dhimbja i kaloi.!

Vite e vite keshtu ju treten.
I vujtun gjithe jeten.
E sa jete eshte kjo e jona.
Edhe ajo n’mergim.
Pa lumturim.!
Rrugeve te botes.
Shkoi i ri e i ran dhe lesht e kokes.!
U plak dhe u tha.
Pa u cmall e pa i pa.
Far e fis ,prind ,moter e vlla….!!

Kur e shoh te krrusur sot.
Nisin me m’dal lot.!
Se kam pare e takuar.
Sa dhe vitet jane harruar.!
Pati ikur shume i ri.
Sot po m’duket ,tjeter njeri.!
Kur i thash c’kemi or trim.
Ma mir pyet ,tha shpirtin tim.
Ka me ta tregu drejt.
Ai e din se c’ka hek.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com