Sa e ëmbël qënke – Petro L. Sotta
SA E ËMBËL QËNKE
Bukurinë që ke,
Shpirtin po ma tret,
Si një ëngjëll je,
Me flokët gërshet…
Mes ballit të ndarë,
Flokët në dy anë,
Sytë si qelibar,
Në dorë lule mban…
Me shikim të qetë,
Në mendim ke rënë,
Nuk e di pse s’flet,
Një nur të ka rënë…
Ty t’ka rënë një nur,
Mua ç’më ka gjetur,
Gërshetat m’i thur,
Si hirushë e fjetur…
Mos më rri kështu,
Duke u menduar,
Ma thonë sytë e tu,
Që je dashuruar…
Desha ta them vetë,
Më ke hyrë në shpirt,
Kur me hënën flet,
Me yjet bën flirt…
Hajde pra të thashë,!
Ma jep buzën tënde,
Poshtë gjirit të pashë,
Nishanin, më çmënde…
Në buzë ke magjinë,
Tërheq si magnetë,
Poshtë gushës të rrinë,
Si dy ftonjë përpjetë…
Lulet na kanë çelur,
Por si ty nuk janë,
Në buzë të ka ngelur,
E kuqja ngjyrë thanë…
Ta shohë në fytyrë,
Të gjithë bukurinë,
Pranvera ka ngjyrë,
Ti ke ëmbëlsinë…
Me puthjet e tua,
Në buzë shije lënke,
Me aromë si ftua,
Sa e ëmbël qënke.
Petro L. Sota 14 Mars 2020 Padova…