Shpejtësi drite mbi errësirë – Zoica Gjolla Popi
Shpejtësi drite mbi errësirë
Ti virus i padukshëm
misterioz , i pabesë
në orbitën tokesore
e ngule rënkimin
i mekur i përlotur
s’e di sa do mbesë.
Ti, që mban kurorën e dreqit
në këmbëzbathurat e ftohtë
në ballet e nxehtë
në ethe përpëliten mushkërite
pak ajër ….s’ po mbushen dot me frymë
a jetohet pa oksigjen?
Përse njerëzinë e vrave me dashje
ç’të bëri,na thuaj pafajësi e shkretë?
gjymtyrët e kohës i paralizove
ngujuar brënda mureve
me veshtrimin përtej xhamave
ne qiellin gri te erret me mjergullën veshur….
Ti pirat shpirtërash
në gjokse rënduar
nuk pyeske për lotët
që kripën një det….
për qarje foshnjash
rënkimesh të thinjura
me duart nga qielli
si shenjtore në jetë.
Ti do venitesh
nga bardhësi bluzëbardhash
me dashurine Hyjnore
ne shpejtësine e dritës…
tringëllimë e këmbanave
Ave….. Maria…..Ave …..Maria
buzeqeshjen i kthejnë,melodisë së shpresës!
Zoica Gjolla Popi
17/3/2020
Angli