Diana fle në Butrint – Hasan Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
DIANA FLE NË BUTRINT
I theva kodrat gjerë në Mirditë
zhavorrin përpiva, puhizë diku shkarravitur
shtatë net udhetova të t ‘akoj një ditë
zhgenjimin gjeta,ballë shpresa ku iku ?
Valët u puthën por s’u prekën duart
buzëqeshën brigjet,vrenjtimi ku më çon?
asgjë s’më kujton veç fjalën ngërç zënë
askund s’më përgjigjesh ,ku zëri më fton
Saranda trishtohet, Vlora rri në drithërim
mërgimi vonë zgjohet ,portat mbyllur rrinë
shtatë herë më vret,më ngjallë ky përfytyrim
shpresa nuk vdes ,Diana fle në Butrint?!
Hasan Qyqalla
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com