Do mbaj xhaketën time të vjetër – Ardjana Dragoi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
DO MBAJ XHAKETËN TIME TË VJETËR
Nuk e kam mund aspak të shkruaj
Por edhe heshtjen ta kthej në zë
Krahëve nuk hedh xhaketë të huaj
Se dhe të dua, nuk më nxë..
Unë jam dikush që kam jetuar
Dhe dhimbjen e kam bërë gëzim
Unë jam ajo, që kur kam shkruar
Ju kam dhënë shpirtin me poezinë..
Nuk më vë poshtë , djall i zilisë
Dua dhe miqtë të kenë suksese
I ndaj të mirët nga të liqtë
Vetëm me anë të një bisede..
E di që bota është e egër
Para të lan, mbrapa të shan
Do mbaj xhaketën time të vjetër
Që të më njihni se cila jam!
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com