Furrëlarta e dhembjes – Riza Reshani

Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Riza Reshani
FURRËLARTA E DHEMBJES
(Nënës gjakovare Ferdonije Qerkezi, që në luftë humbi katër djem dhe burrin).
Oh, Nëna Ferdonije, Heroina e kohës sonë
Në muzeun e kujtesës si tempull Qëndrese
Si rrap munde plagën e kohës Zezonē
Thinjat e jetës sate si kreshta Bjeshke.
Zemra jote furrëlartë e dhembjes
Agu kur vjen si klithmë e bardhë.
Hijerënda ditët e motit të Dredhes
Pesë pjatat e thata që përvëlojnë si zjarr.
Fytafyt me jetën në pyllnajën e pleqërisë
Në teh pikëllimi e munde vetminë vrastare
Nënë që mugullon qëndresë pèr Njerëzinē
Pesë drita ia dhe Stinës sonë me zjarre.
Fatkobi yt na mësoi të ecim në teh pikëllimesh
Thembrën e Akilit ta gjakojmë përditē.
Ndër dimra me sqota e fërfëlliza dhimbjesh
Të mos dorëzohemi si burra të ligjë.
Riza Reshani