August 6, 2024

Heronjtë e mi – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Heronjtë e mi

Heronjtë e mi sot janë ca doktorë,
të heshtur e të dhembshur në spital
Mbuluar që të gjithë, këmbë e dorë,
atyre ju bëfte jeta sa një mal

Ata, aq të shpërfillur deri dje,
të mbushur me mallkime e uruar
Ata në vijë të parë në këtë luftë,
sa prift do bëhem sapak për ti bekuar

Sapak do të thërras gjithë perënditë,
të gjitha ti betohen Hipokratit
Doktorë, na sillni jetën që e duam,
doktorë mos na lëshoni n’dorë të fatit

Se jetën paskam dashur kaqë shumë,
e shenjtë është më shumë se sa shenjtorë
Heronjtë e mi tani shkuan në luftë,
me armë e përkrenare si doktorë

E heshtni gjithë sa jeni lapanjozë,
një çast mos të dëgjojmë për politikë
Mjaft ju që flisni keq edhe shpirt blozë, mjaft kukuvajka që ndillni vetëm frikë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com