Mos i ndrydh ndjenjat e tua – Nijazi Kastrati
MOS I NDRYDH NDJENDJAT TUA
Hape zemren moj, mos ndrydh ndjednjat tua
Të fluturojne lartë, n’hapësirën magjike,
Le te shperthejnë si vullkan, nëse ato duan
Të e zbrazë të tërën atë energji, moj mike.
Energji dashurie që ke akumulu
Dhe me vite të tëra ajo s’ shteroi dot,
Falja dikujt që ka zemrën të thyer
Mos e le për më vonë, por shpalosja sot.
Dhe këtë dashuri atij që do ia falësh
Do të të fus thellë në zemrën e tij,
Nuk ka asfarë force nga aty ta nxjerrësh
Gjersa zemrës tij t’i falësh dashuri.
E dy zemra të thyera të gjenden n’përqafim
Dashuri e sinqertë dhe e pastër pa hile ,
E di që je zemrbutë e lajka nuk din
Je Engjëll i vërtetë, e nuk je katile.
Falja atë dashuri, të pastër si loti
Vetëm atëherë do të ndjeshë lehtësim,
Do e shkarkosh zemrën por dhe shpirtin tuaj
Mos i lë ndjendjat tua të mbyllura n’dëshpërim!
17.03.2019
N.K