Ti vjen çdo natë – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TI VJEN CDO NATË
Në dhomën e letrave
me një lule gojèfile në dorë
Ngjitesh lehtë
shkallëve të vargjeve
Me një tufë ëndrrash
E ulesh përballë fjalës
Muzë
A hije portreti
Që ngacmon penën
E pastaj zbret
Nëpër të njëjtat shkallë
Si hije
Ti vjen e s’vjen
Po unë e ndjej
Ardhjen tënde
Muzë a portret
Me sy liqeni!
16.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com