August 6, 2024

Andërr e thyer – Fatjon Bunga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Autori :Fatjon Bunga
Titulli :Andërr e thyer

Sa herë nis rruga për me kanë
të tanë bashkë ni vllazni
rënkon thellë Nanë lokja
e Shqipija me kanë vec ni

E ni popull me dy flamuj
veç me shpëtuar prej robnis
me zemër e shpirtë që të tanë
me u bashkue nanë Shqipnis

Prej në Dardanë e gjer në Çamëri
tokë e shejtë e kësaj Shqipnie
hasni zi e ka coptue
se pa ta si delshin në krye

E prej Tuzi deri në Iliriad
venďi shejtë vatan i vjetër
thërret fortë nanë Shqipnia
se kufijtë do mbeten veç letër

N’goni more populli im
bahuni bashkë e mendoni
se dhe koha e ka ni kufizim
e Shqipnin vetë ta bashkoni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com