Lutja e gjyshërve – Ildije Xhemali
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LUTJA e GJYSHËRVE
Lisi anohet, rrëzohet e mbarohet
Kur filizat e jetës lartësohen
Rrënja errësirës, thellësisë
I largohet ngrohtësisë,rehatisë
Kur bulëzimi i jetës
Lëngu jetësor, troket e buçet
Ashtu dhe gjyshërit lotuar
Por të lumtur e lën’ kët’ jetë
Kur gezimin ke për pjesë
Cicërojnë nip e mbesë
Rinohen, plot me gjallëri
Të jesh gjysh! Oh ç’lumturi!
Duhen pranuar sfidat e fatit
I biri t’i jap lamtumir’ të jatit
E nesërmja të sotmen largon
I përjetëshmi rregull s’gabon
VIRUS i radhës, dëgjona lutjen
Me pleq e plaka mbushe kupēn
Kjo tokë me të rinj e fëmijë
Të lulëzoje e të ndrijë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com