August 9, 2024

Ndahet se gjalli , cdo dashuri… – Irena Bida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndahet se gjalli , cdo dashuri…

Nuk ka ngjyra partie ,
Mikrobi koronavirus ,
Vjen e rremben pameshire jete ,
Te vegjel e te medhenj,
Te varfer e te pasur ,
Popujt e globit , tmerron gjithandej…
Zoti te vere dore ,
Te mbroje jete , pafajesie ,
Qe askush , nuk mund t’ i mbroje ,
Paqe dhe lufte bashke, ne bote ,
E ne Shqiperine mjerane …
Me varferi te tejskajshme ,
Dashurite e zemrave ,
Te ngreme barrikade…
Kjo eshte vlera e jetes.
Zotit t’ i lutemi ,
Cdo cast e cdo dite ,
Te jape bekimin e madh ,
Per shpetimin e njerezise …
Shitet cdo gje ,si frengu pulen,
Ne dite te hallit te madh ,
Ka dhe te tille gjakpires ,
Qe kerkojne te pasurohen,
Me jetet , qe luftojne , per jeten ,
Per vdekjen ,qe afrohet tmerreshem.
Sa halle mbi koke ,
Te rrane moj Shqiperi ,
Kete virus vdekjeprures ,
Kishe mangut Ti…
Ndahen se gjalli ,
Femije , prinder ,cdo dashuri.
Mjer populli , ne panik prej lemerise .
Koronavirusi ,jeten s’ kursen ,
Edhe atje , ku sherbim gjen,
E jo me ketu ,ne timin vend,
Nga varferia , marrezia ,
Per nje maske ,luan mend ,
Shitet maska , si diamand ,
Te pangopurit ,meshire s’ kane …
O kjo fare e keqe ,
Qe kesaj bote mbiu ,
Barazohet njeriu , si i pavlere i ziu .
Kur do mbarojne ,te shkretat halle ,
Zotit i lutemi tani ,
Qe na futi e ne ,ne valle ,
Te mbroje jetet , me cdo cmim,
Koronavirusi na mbyll, ne shtetrrethim,
E keqja e madhe ,
Do mend e durim…
Te kemi , sa me pak dhimbje ,ne kete vend …
Kjo pranvere e ketij viti ,
Erdhi, si tmerri i njerezimit…
Asgje duket , se s’ egziston,
Me rruge e parqe bosh,
Virusi jetet paralizon…
Kjo lufte tinzare , e heshtur e vrastare ,
Lufte biollogjike , pa arme ,
Nga profete parashikuar ,
E pabesuar me pare …
Armik perballe nuk ke ,
Boten mbare ,po cmend .
As dielli duket ,se s’ngroh, si me pare,
As cicerimat e zogjve
Dhe ngjyrat e aroma e pranveres ,
Nuk kane me lejen ,te gezojme ,
Me buzeqeshje jeten…
Zoti eshte shpetimtari i vertet ,
Nga vrastari vdekjeprures ,
Qe njerezimin po godet …

Irena Bida
Korce
16 Mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com