Ato nëna – Arben Kurteshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ATO NËNA
Shumë më dhimbsen ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkonin
E në vend të abetares
Kapën draprin në arë t’punonin.
Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Laj, fshi e misër bluaj
Me njërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’magje gatuaj.
Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
Që rritën trima, e vetë vuaj
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj
Shumë prej tyre na kanë lënë
Disa të tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
Veç një nënë sa një mëhallë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com