Ishte ëngjëlli vetë – Petro L. Sotta
ISHTE ËNGJËLLI VETË
N’dritare trokiti,
Një pëllumb i bardhë,
Që nga lart zbriti,
Natën kishte ardhë…
Kishte ardhë si hije,
Vetëm në errësirë,
Ti e zhveshur rrije,
Në krevat e shtrirë…
Natë e errët si varre,
Pa yje, pa hënë,
Po shihje n’dritare,
Gjumi s’të kish zënë…
Disa netë s’të zinte,
Të kish ikur gjumi,
Se ai s’po vinte,
Por, erdhi pëllumbi…
Shumë ishje tronditur,
Dhe jashtë po shikon,
Kush vallë kishte zbritur,?
Ëngjëll, a demon…!
Nga kush qe dërguar,?
Në errësirë, si s’humbi,
Shpirti, të ish trazuar ,
Nga që erdhi pëllumbi…
Një lajm, sjellur kish,
Që larg nga dikush,
Zhveshur pa këmishë,
Digjeshe si prush…
Ndoshta sonte vetë,
Ky ëngjëll kish ardhë,
Në xham po troket,
Si pëllumb i bardhë…
Shumë ditë ke pritur,
Po ashtu dhe netë,
Në ëndërr ke thërritur,
Digjej shpirti i shkret…
Dhe me hënën flisje,
Kur dilte pak vonë,
Në dritare e prisje,
Të vinte n’ballkon…
Dhe sonte për çudi,
Hëna s’doli fare,
Retë vinin me shi,
Ti pret në dritare…
Në dritare rrije,
Siç të bëri nëna,
E zhveshur po flije,
Çuditej dhe hëna…
Jashtë shikon tani,
Dhe me pëllumbin flet,
Qe një mbrekulli,
Se ishte ëngjëlli vet…
Petro L. Sota 18 Mars 2020