August 4, 2024

Lëngata me poezinë time – Vezir Ukaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Vezir UKAJ

LËNGATA ME POEZINË TIME
(Unë dhe Unë me UneMua)

Si fluturimi i breshkës në kthetrat e shqiponjës
me dëshira të pamatura përsëritet dita
– fatkeqësia i poshtëron njerëzit e fortë…

Edhe unë me merendimin e poezisë po merrem
– për gojën tënde s’më zë meraku…

Kujdes Imzot! E di thesi se ç’ka mesi!…

Si kovaç i vjetër e rrahu shpirtin tim
në mjegullnajë jete s’e gjej vetveten
– kaq herë më mohohet e nesërmja…

*
I preva thonjtë – flokët kanë ku të shtrihen…

(19.III.2020)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com