August 6, 2024

Letra e babait – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Letra e babait

Bir… shtëpia jonë po bie,
dhe shiu po pikon që nga çatia
Nënokja… Ah nënoke shkretë,
me sytë tek dera nga mërzia
Po jemi mirë falë perëndisë,
ngaherë kollitem ashtu thatë
Ju pres të vini papandehur,
pa parë u bë një kohë e gjatë
Dhe malli na shtrëngon tek gjiri,
sytë na u thanë me të vërtetë
Nuk dimë gjer kur do jemi gjallë
po dhe kështu nuk qenka jetë
Shtëpia bosh duket e gjitha,
sikur ska frymë në asnjë kënd
Sillem vërdallë e prek me dorë,
e veç kujtime sjell ndër mënd
Ndiej të qeshura fëmijësh që zbehen… Shkojnë e ikin larg
E zë e shoh dhe dallëndyshet,
kur shkojnë e vijnë vëna në varg
E pres gjithmonë ju zogjtë e mi,
folezën e harruat fare
Kam frikë se kur të vini prapë,
do të na gjeni nëpër varre
E lule s’duam të na lini
përmbi një koderzë me dhe
As lotë mos derdhni në sokakët,
me lotë sokakët i lamë ne
Qëkur na iket aqë largë
e më su pamë tek prag i portës
Në mbetem vetëm në këtë jetë
e ju andej në rrugë të botës
Sa edhe tjegullat u zbardhen,
u çanë si t’kishin shpirt vetë
Nisuni bir tek dheu juaj
sepse nënokja po ju pret

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com