August 10, 2024

Më përzure Atdhe (Nga ditari i ikjes) – Skender Rusi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

MË PËRZURE ATDHE
-Nga ditari i ikjes-

Sot më përzure, Atdhe!
Ma bëre këtë ditë të acartë,
Ca euro në xhepin tim e shpresa të vdekura
Mbi shpinë më rëndojnë, si kjo çantë!

Me vete s’më dhe asnjë gjë tjetër,
Veç puthjeve që më dha nëna,
E vetmja ime do të më mungosh
Ti tërë jetën me fjalë të pathëna!

Më përzure atdhe!
Nuk e di c’të keqe të paskam bërë,
Ty, që më le të uritur
Dhe të braktisur një jetë të tërë!

Atdhe, më përzure,
Perëndimi i diellit po ikte me vrap,
Dhe unë nuk munda dot ta kap!
Nata ra,
e asaj unë nuk di ç’t’i jap!

Më përzure atdhe dhe unë do të jem
Nën një qiell tjetër, me ca re gri,
Po prapë frymën time tek ty do ta lë,
Kudo që të jem do të shoh nga ti!

SKENDER RUSI
13.12.2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com