Nga sytë e fshehur… – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NGA SYTË E FSHEHUR
S’burojnë gurrat
Liqeni thahet në mesnatë
Mjellmat e bardha
Qajnë bregut
Për një ditë pa ylberin
Që harron të puth
Vargjet e mikeshës- muzë
Që vargëzon e heshtur
Mbi fletezën e zbrazur
I rrëshqet pena
Pa melodi
Në sytë e fshehur…
19.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com