August 6, 2024

Dua thjesht një urim(Me rastin e ditllindjes time!) – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUA THJESHTË NJË URIM !
(Me rastin e ditllindjes time!)

Në këtë 21 Mars,jetojmë si në shtet rrethim.
Nuk kërkoj salltanete,dua thjeshtë,një urim!
Do ta festoj në shetrrethim ditëlindjen sivjet.
Thjeshtë të më uroni:”Gëzuar ditëlindjen poet!

Sot është është ekuinoksi i parë i pranverës.
Sot, do të doja të takoja sa më shumë njerëz.
Sot o miq poetë,është dita botrore e poezisë.
Një armik i pa shpirt i ështe vërsulur njerëzisë!

Dhe pse në shtetrrethim shtëpinë e kam plotë!
Kam pranë nënën time më të bukurën në botë!
Pranë dhe ajo,që është me mua edhe në ëndërr
Si në ditën e dasmës,kur unë u bëra dhëndërr !

Drenushat i kam pranë,e më urojnë me dashuri
Me ato dhe nipërit,e popullojnë një planet të ri!
Shumë emra,miq e shokë kjo zemra ime mban.
Unë sot e ndjej,urimet do të jenë,sa një oqean!

Nuk mund Corona virus,që urimet sot ti ndalojë
Në çdo urim tuajin ajo do vdesë,do falimentojë!
Ju kam pranë,miq poetë,për ne ska shetrrethim
Sot nuk kërkoj salltanete,dua thjeshtë një urim!

Së fundi,ju dua shumë të gjithave,o vitet e mija.
Më kini dashur shumë vërtetë,që nga fëmijëria.
Të duam dhe ne,më thonë vitet,o miku ynë poet
Bashkë do jemi gjatë ,sa ta ka bërë zoti kismet!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com