Filloi lufta e tret – Fani Duro
Le të bejm pak humor
Në këto kushte karantine
Derrit po si thire dajë
Si këput dot asnjë qime!
Filloi lufta e tret
———————
Filloi pra lufta e tret
Pa tanke dhe avionë
Sikushdo në shpi të vet
Ulu ngriu ne çdo dhomë
Ehh, ehh…çe gjet njerin
Ja dhe turuan e humbi
Sa fillon tjeri tështin
Stërklat i duken si plumbi
Nga e patëm këtë “fat”
Të kemi frik nga teshtima
Po na duket si granat
Ja pra lufta dashka trima!
S’ka fashista, as gjerman
As plumba dhe as granata
Mëndja na ri vetëm të ham
Ja kjo luft na la mbi pjata!
S’ka ballista as partizanë
Veç një virus që s’flet as duket
Shkretoi rrugët anë e mbanë
Ky njeri nuk di nga të ruhet!
Nuk shikon një këmb njeriu
Frika mbretëron gjithçka
U bë virusi si ariu
Që të kafshon edhe të ha!
Filloj pra dhe luftë e tret
Ngelëm mbyllur në shtëpi
Hyr e dil në tualet
Ha e pi e vetëm rri !
Fillojm e numërojm pllakat
Që nga banja në koridor
Shtëpiak si ato plakat
Nuk po zëm asgjë me dor !
Thonë lufta ka filluar
Po nga kush të kemi frik
S’kemi plumb për ta qëlluar
Veten ton kemi armik!
Sa shikojm njëri-tjetrin
Na ka hyr frika në gjak
Shpejt nga xhepi nxjerim metrin
Ik largohu me ri larg !
Ja pra erdhi koh e keqe
Se mendonim ne aspak
Na ka fut shejtani në leqe
Dhe më trimi po dhjet gjak !
Ja pra edhe luftë e tret
Unë ketu ti larg nga mua
As të flas dhe as më flet
S’të prek dot, sepse të dua!
Ulu ngriu nga divani
Shko trazo fotografit
Po nuk shtyhet mor amani
Një avaz gati çdo dit!
Lajme, lajme nga vatani
Na u bë mendja si lluc
Thonë po t’ kapi ky virani
Ti mbledh këmbët në një këpuc!
Thonë lufta ka filluar
E ka plasur në çdo anë
Kush armik na ka sulmuar
Ata jasht jan vëllezerit tanë !
Na ka dal edhe ushtria
Në çdo rrug e kryqëzim
Ne luftojmë që nga shtëpia
Vetëm duke bërë durim !
Jashtë lufta ka filluar
Neve këmba përmbi këmbë
Got rakie mbajm në duar
Kokra hudhre nëpër dhëmbë !
Këto pra janë armët tona
Shtrir rehat nëper divan
Le të afrohet pra korona
Naaa…virusit nuk ja mban!
Kjo pra është lufta e tret
Nuk ka krisma as gjëmime
Sepse jeta është e shtrenjt
Rini në shpi për kokën time !
Fani Duro Mars 2020.