August 3, 2024

Këngë e derte plotë, qënka pleqëria – Anastas Qirici

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Këngë e derte ,plotë.
qënka pleqëria.
*
*
Pleqëri e bukur,
me halle të rënda,
gjithë ligjet e jetës,
nuk tu thye zëmëra.
*
Këngë e derte,plotë,
ti mësoi jeta,
pleqëri e bukur,
thuam tunjatjeta.
*
Vitet shkallë shkallë,
ngjitesh pa përtuar,
pleqëri e bukur,
mbi çdo vlerë je shkruar.
*
Këngë e derte plotë,
qënka pleqëria,
si burim i malit,
të rrjedh dashuria.
*
Sa rrudha ka balli,
sa yje ka qielli,
ti skaliti zoti,
me rrezet e diellit.
*
Flokët zbardhë nga vitet,
si një mal me borë,
pleqëri e bukur ,
kurorë mbi kurorë.
*
***Nga Anastas Qirici 15.03.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com