Mall nëne…! – Ardian Muca
Mall nene..!
Bir,në ke perendi, shuama këtë mallë…
Do të di nëna,jeton dhe a të kam gjallë?!
Të hyj në jeten tënde, as që bëhet fjalë!.
Po lerm t’i themë botes,se jam me djalë.
*
Ma ço bir haberin, një fjalë me udhëtarët.
Se për thashetheme biro,ne jemi t’parët.
Të marr fjala dhenë,t’ma thonë kalimtarët.
Mos m’thonë fjalën e fundit,që thonë t’vrarët.
*
Nisma djalo kartën me tënden erë nise.
Të di nëna ku jeton,në pallate a gjirize..?!
Kush të detyroj valle,të duash ato vise..?
Nxirrja nenes n’breg,zemren qe i’a vithise..!
*
Çoma bir një lajm,në se të vij përmend.
Kujtoj ditën,që linde,duke ngar parmend.
Eja biro eja mos e harro kurrë kyt vend.
Pse ky dreq celulari,hesht e po me ç’mend.?!
Fundjave te mbare miq..!Klm e bukur me njerzit e familjet tuaja..! Nga une respekte..!
@muça 20/07/18..