August 10, 2024

Në ditën e – Pa titull – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në ditë e poezisë

PA TITULL

Sot deshta të gjej fjalët të bukura
Në këtë ditë botërore të poezisë
Por,në mua mendimet e strukura
Kanë mbetur në muret e mërzisë

Kjo kohë e pa kohë po më ngulfatë
S’jam i lirë të ecë,shëtis as maleve
Pse njerëzimi po përjeton disfatë ?
Çfarë po ndodh në botën e madhe?

O Zot largoje këtë të keqe misterioze
Që ka pushtuar padrejtsisht njerëzimin
Largo këtë të zezë sot prej kësaj bote
Dhuro paqe,liri, qetësi për qytetërimin.

Ç’faj kanë njerëzit e urtë që po vdesin
Edhe ata e deshtën jetën dhe të jetojnë
Por edhe ne të gjallë që do të mbesim
Gjithmonë me lot e mall do t’i kujtojmë.

Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com