August 3, 2024

Pena juaj është diamant – Jeta R Fejzaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PENA JUAJ ËSHTË DIAMANT

Ne diten e poezise
Ka pllakosë çasti merzise
Bota ne vaj duke qare
Nga nje gje qe nuk ish pare

Sot me shume ndihet mungesa
Dhimbja humbja dhe pendesa
Shume e madhe ishte kthesa
Se nga jeta pritet vdekja

Zi e madhe e vertet
Ku jan fshehur shume poet
Pena tyre si shigjet
Çante qiellin gjer tek retë

Disa qe une kam lexuar
Sot me shume me kane munguar
Po me teper Driteroi
Sot i pari më mungoi

Seç me kapi ngasherimi
Asnje varg s shkroi Naimi
av Avduli as Samiu
Pena në akull u ngriu

Shume e shume poet me fame
Ku kan humbur që si pame
Nga nje varg e nga nje strofe
Asnjeri su shkroi sotë

Sot po shkruan dorë e zisë
Jo letrar te shqiperise
Peng i madh se di ku humben
Rapsodet e laberisë

Do flas pa te behet nami
Ku eshte nertesi asllani
Pena edhe kenga labe
Pse ngriu buza në vargje

Pa çohu nga shtet rrethimi
Dhe shkruaj Feti Brahimi
Pse pushoi pena jote
Qe shkrepte rrufe nder mote

Pse fillin penes ja vari
Birbil Muhamet Tartari
Mesimdhenesi me kulturë
Pena si shteroi kurrë

Per pak mu harrua dita
Penë arti Lefter Çipa
Si sterralli leshon cika
Bejke bardhe jehon ne gryka

Kerkoj falje që nuk dija
Thosh Sadiu nga persija
Shkruaj pa ardhë pleqerija
Ikën muza dhe fuqija

Kur ngelet pena ne shesh
Per token behesh peshqesh
Vetvetiu edhe lapsi
Dëshiron qe të mos jesh

Dhe disa qe si mbaj mend
Dot ne vargje si permend
Jane flori e jane argjend
Pasuri per kete vend

Penë e tyre eshte diamant
Kullon arin bashk me mjalte
Dhe disa qe skanë botuar
Janë thesar i pa zbuluar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com