August 10, 2024

Pranvera dhe poezia – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRANVERA DHE POEZIA

Dy festa të bukura
Erdhën t’u shndërrit
Njera në natyrë
Tjetra neve n’shpirt.

Në natyrë shkëlqen dielli
Me rrezet e tija,
Në tonin shpirt të shqetësuar
Thellë ndrit poezia.

Dyjat janë të bukura
Si lule në saksi,
Njëra Ditë Pranvere
Tjetra Poezi.

Vijnë nga miqtë e mi
Poezi të bukura,
Janë të larmishme
Me ngjyra si flutura.

Dhe miqve të mi
Si më parë çdo hera,
U uroj : GËZUAR
Se erdhi pranvera.

Gëzuar ditën tuaj poet
Këtë ditë për poezinë,
Mos u ndaloftë kurrë pena
Të shkruani për dashurinë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com