Je shpirt i rrallë – Floriri Z Petra
***JE SHPIRT I RRALLË***
O lulja zemër dashuri
botës po ecën mbarë..!!
Mbrëmja kishte rrënë mbi qytet
me muzgun e errët, pa yjet ndriçuar..
Hënës, çfarë i kishte ndodhur
këtë natë nuk e di
Sa dhe unë, shtratit të gjumit
ndjehesha i shqetësuar..!?
Po të kërkoja ëndrës, të ishim të dy
por errësira gjithçka, kishte pushtuar,
Ecja udhës së mendimit, vetmuar..
Ndoshta yjet kishin ikur, në tjetër qiell,
galaksisht, mbase shtegëtuar,
Zemrën tuaj duke kërkuar..!?
Shpirti kësaj nate, ndjen ftohtësi
dhe pse pranvera, ka trokitur
me lule çelur anë e kënd,
Unë s’ kam dëshirë të shkruaj
të hedh, as të vetmin varg
në shpirtin tim, ti ke zënë vënd,
pse më qëndron, sërisht larg…
Tek sa shikoj, sytë e shkruar
reze ar ndriçuar
I qetë sonte, s’mund të ri,
Dora më dridhet,
a shpirti më dhemb, kur frymoj
Këtë më thuaj, vall kush e di,
kur njeriun e dashur,
të zemrës, se ke pranë..!?
Ajo rritmin e shton, kur të kujtoj
kundra dëshirës, nuk veproj..
Lapsin në dorë me bllokun
shpesh vehtes I mbaj..
Vargu rrjedh natyrshëm,
si era fryn në mal..
E shkruaj për sytë e tu
me lotë të nxehtë, malli i qaj..
A mund të mbahen ndjenjat
si njerzit e mbyllur në burg
kështjellës së errët shpirt..!?
Kur liria e fjalës, kërkon
të prekë hapësira të reja..
Si dielli lind tek ne, çdo ditë
me rezet e ngrohta..!!
Në shtratin e gjumit, ëndrat tulaten,
me shpirtin qëndrojnë zgjuar
Muza kërkon të shkruhet
në fletën e bardhë, jetë
Mundet poeti të veprojë
kundra ndjenjës..!?
Njësoj sikur të mësosh notin
në drejtim të kundërt, të rrymës..
Të thurrë vargje, vashës
kur njerzit flenë ..!?
Afshi i dashurisë qëndron zemrës
si prush i ndezur,
Dritë kërkon, të bëjë kësaj nate
Vargu të shkruhet, në terin e errësirës
Për të thënë: vetëm dy fjalë
Je shpirt i rrallë, o zemër e dlirë,
Për sytë e shkruar, i qetë s’mund të ri
më ardhe, ditëve të mia dhe pse vonë,
të ndjehem djalë i ri..
Këto vite që kanë mbetur
ti kalojmë së bashku,
kësaj jete sa më mirë..!!
Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
March 20th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..