August 4, 2024

Një dedikim për juve fëmijë të dashur – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Urime Dita e Poezisë!

Sot dua të përshëndes miqtë e mi më të mirë. Dua të përshëndes disa fëmijë që jo vetëm janë krijues, por dinë të interpretojnë shumë bukur.
Dhe këta janë:
Lexoni më poshtë disa vargje dedikimi

Një dedikim për juve fëmijë të dashur

Si një katarrakt zbret furishëm i ëmbël për juve vargu,
Më rrodhën ujvarë në mënd, mbresat e një takimi,
Fëmijët u mblodhën rreth nesh si zogjtë rreth nënës,
Përqafimi fëminor më ka ngelur gjatë në mëndje.

Me radhë, për secilin nga këta zogj, dua të shkruaj,
Freski më sollën në shpirt, si flladi pranveror
Ti përqafoj fort, ti shtrengoja të ndjeja alegrinë e tyre,
Të ndjeja buzëqeshjen që më mbushën si gonxhjet e pa çelur.

Talenti Noemit si artiste, vërtet më ka mahnitur,
Shkëlqimi i syve të saj plot drit, më ka lënë shumë mbresa,
Si prezantuese e zonja, shoqëron Kikën në çdo puntatë,
Si aktore e vogël i rrjedh si kristal, bukur vargëzimi.

Enesi i bukur sy shkuar, një djalë fjalë pak,
Skenën e ndez, njerzit i lë pa mënt më zërin e tija,
Në pasarelë si një aktor i lindur deputon krenar,
Buzëqeshjen e ka të çiltër, pa kursim ta jep përqafimin.

I qeshin sytë kur buzëqesh, Lauretës lozanjare,
I veçantë është edhe shikimi i saj i ëmbël,
Kur rreciton, na rrenqeth na e bën mishin kokërr,
Zëri saj kumbon fuqishëm sikur del si jehonë nga shpella.

Ensari del në skenë serioz, i veshur elegant, duket si një Ëngjëll,
Poezia për babain i doli plot ndjenë, duke ju dridhur zëri,
Babai i tij prehet tek Zoti i qetë në Parajsë, lart në qiell
Ensari me dashuri thur vargje plot mall për babain
Ah, sa na mallëngjen me talentin e tij, na e mbushi me lot syrin.

Pa pritur shikoj një vajzë të bukur me faqe të kuqe,
Më bëri disa pyetje Dyzja, por më la pa mënt,
Të vështirë e kisha ti jepja menjëherë bukuroshes përgjigjen.
Si e rritur kuptova diçka më rëndësi
Nga fëmijët mund të mësosh shumë gjëra që ne s’i dimë.

Kuq e zi, me një eleganvë të rralë, sa bukur ishte veshur Dineta,
Pushton skenën plot gjallëri më këngë e recitime,
Në pasarelë përfaqëson më krenari ngjyrat e flamurit,
Në konkurse me meritë i merr diplomat dhe çmimet.

Një rrugë të gjatë përshkon nëpër male e fusha edhe Blerta
Moshatarve të saj në Kosovë me dinjitet në skenë t’ju bashkohet
Është një ezmere e bukur, elegante më flokë të gjatë, të derdhur
Kreshtat e maleve bukurinë, mençurinë e Blertës, e kanë bekuar.

Edhe unë si fëmijë ndihem, kur jam në mesin e tyre,
Harroj vitet që kam në kurriz, i harroj edhe thinjat,
Shkrihem mes buzëqeshjes të tyre gazmore, bëhem me ta një e vetme,
Humbas tamam si fëmijë mes dashurisë së xhurmshme, përqafimeve të tyre.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 03. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com