August 9, 2024

Një lule për ty – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË LULE PËR TY
*******************
Tek blloku me vjersha një lule kam dhe sot,
Sa shume nostalgji, gëzim e trishtim,
Mundohem t’a largoj por nuk mundem dot,
Eh, sa shumë ëndrra na sjell ai kujtim!

Vraponim ndër lëndina plot me luleshqerra,
Këputnim nga një lule ,më do nuk më do,
Nëse dilte Jo kish të tjerë pranevera,
Valle mikesha ime ,përse po qesh ajo,!

Tek fletet me vjerrsha ,lulen kam dhe sot,
Fletët hap dhe mbyll ,eh sa shumë kam mall,
Më do nuk më do ,nuk e këpus dot,
Sikur t’më dalë Jo, a mund t’duroj Vallë?!

Këputa dhe një tjetër ,e treta e vërteta,
Nuk e di si ndodhi ,akoma nuk e di,
Në mes të fletores, ruaje më tha zemra,
Kushedi del po petalja përsëri!
Vitet kaluan ti ike diku larg,

E di me patjeter, do te kthehesh një ditë,
Vec, s,guxoj të këpus petal në petal,
Sikur t’më dalë Jo,sa frikë kam sa frikë!
Dua të largoj ,por ja c’e do,rikthehet ai kujtim,
Në zemrën time, zuri vend ajo,
Sa shumë nostalgji, gëzim e trishtim!

Sherife Malko Allko
26.02.2020
Të drejtat e autorit të rezervuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com