Qielli i mumjeve – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
QIELLI I MUMJEVE
Në pritje ditët
Ranë si qelqet.
Kaluan netë me shira
Si ushtritë romake.
Ditari i poetit
Fryhet nga gjaku i të vrarëve.
Pasqyra ime u thye
Si zemrat në balada.
Në sarkofagun e kujtesës
Ti më rri si një mumje
Dikur…ah, dikur
Sytë ia merrje
Qiellit të kaltër…
Si ikëm kaq shpejt
Nga mrekullia?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com