Si engjëll ti shfaqesh – Eleni Mingu Bircaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SI ENGJËLL TI SHFAQESH
Si engjëll ti shfaqesh
dhe si anije pa kapiten
pret gjëmimet e shtrëngatave
si ujk plak i etur…
Si hije zezë kalëron botës
pret lisa,
pret filiza,
si shenjtore e përlotur
përulesh edhe qesh nën buzë.
Druvar tu ç’faroftë emri
që po bën kërdinë pa masë në turma
diellin po mbulon me perçe të zezë,
bilbilat po i kthen në shudhmemecë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com