August 7, 2024

Dashni e jo frikë – Mentor Thaqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

DASHNI E JO FRIKË

(Zoti e Amerika duhen nga zemra e jo nga frika, o gjynahat e mi)

Sot po t´shkruej rrok e drejtë,
o i ngrati, ti i mjeri jem,
se mjaft një jetë veten tue rrejtë,
një jetë në frikë dhe tremë!

Gjithmonë do të jeshë i mjerë,
gjithmonë i vogël dhe qyqan,
deri sa frikë e mjerim t´varun n´derë,
për “ndërgjegjësim” tëndin i mbanë!

Trishtimi nga shpirti yt i ngushtë,
që veten as pesë pare hesapë s´e bân,
t´a ka nxjerrë t´pavlerën përfushë,
se frika edhe trimin t´mjerë e bân!

Paj, jo bre jo, as miku s´të don,
kur je një askushi i mjerë,
se edhe miku partner dinjitoz kërkon,
dikënd që ka qëndrim dhe vlerë!

Ti që 99-të të zezat i bâne,
një jetë të tânë i zhytun n´turp,
mbledhe në një shishe helmi hijen tânde,
dhe pije vdekshmërisht me hurrp!

Paj, jo bre as Zoti e as Amerika,
nuk janë MIZORË të tutesh prej tyre,
duhet të duhen nga dashnia e jo nga frika,
dashni mirësie me vlerë shembëlltyre!

Unë e dua Zotin tim se është MIRËSI,
e dua Amerikën se është vlerë,
mospajtimet e mia i thëm me njerëzi,
i thëm sepse i dua sinqerisht me nderë!

E ty po të thëm sot: MJAFT!
Mjaft bre me ndjellje mjerimi e zie,
se me dreqin, duket ke vnua PAKT,
në ecje, prapa po len erë fëlliqtie!

Jo, jo, jo … nuk je i dinjitetshëm,
kur nuk i del zot vetvetes,
për së gjalli në frikë je i vdekshëm,
një kapitull mjerimi ia shton jetës!

Mos hezito t´ia thuash t´vërtetën mikut,
se e vërteta sall të fisnikëron,
por të vërteten thuaja edhe anmikut,
se del në dritë heret apo vonë!

Mentor Thaqi
19 Mars 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com