E “dënuar” – Delina Kreka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
E “DËNUAR ”
Si s’më le të flija sot?
Degë me degë, në çdo qerpik,
Cicëri, e cukit,
mbyllur sytë, e si mbyll dot!
”Dhunë” të madhe,
Me kaq kengë.
E “dënuar”, ta dëgjoj,
Aq, sa zemra, zë të dhëmbë!
Me synë tënd , dënuar,
Shoh botën, veten time!
Lulëzim, që nuk mbaron,
Dhe në vjeshtrat me “GJËMIME”…
Delina KREKA.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com