Epitaf në kronikë – Hasan Qyqalla
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
EPITAF NË KRONIKË
….Mësojeni kohën të mos bajë të vetët…
Ç’ka u shemb shëmtie,do ta ndreqin poetët…”
A.Shkreli
Bulëzat prekën botën matanë
Të bartë tek “Engjujt e rrugëve”
Skalit metaforën “E di një fjalë prej guri”
Shpërthen vullkani “Nga Bibla e heshtjes”
Gormulën e pagëzimit “Përgëzimi i fjalës ”
Akordon telat tek ” Kënga e Hutinit”
Përjeton “Natën e pagajve”…
Dhe ecën ecën me “Karvani i bardhë”
Të puth nën qerpik “Sytë e Evës”
Dhe ashtin kronikë te “Fosilet”
Vendshenjë “Varri i qyqes” a thua ngryset
Reflekton magji në “Lirikë në shi”
Shpalosim thesaret …ç’ma kujtove atë burrë të Shkrelit
Vargjet e të cilit jehonë të shpirtit i kam.
Nga Libri “Shpirti i fjalës”
Hasan Qyqalla