Fundi – Ilire Zajmi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Te dashur miq, Gezuar Dita e poezise.
Koha e poezise eshte gjithmone, edhe ne kohe pandemie.
FUNDI
Ky është fundi miku im
Fundi i ëndrrës i agmisë
Ky është fundi i stories
Që ende s ‘ka filluar
Ky është fundi i tundimit
I mëkatit të pashijuar
Ky është fundi i dështimit
Netëve pa dëshmitar
Ky është fundi i erotikës
Puthjeve të vonuara
Ky është fundi i dashurisë
Që ende s’ka lulëzuar
Ky është fundi miku im
Fundi i pafund i jetëvdekjes
E ti pret syhapur
Fundin e lojës.
@ilirezajmi
Ilire Zajmi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com