Le të ndrrohen stinët – Eduart Veli
LE TË NDËRROHEN STINËT!
Le të ndërrohen stinët në çdo tre muaj ,
Në vjeshtë gjethet le të ikin një e nga një.
Si ditën e parë në krejt qënien time do të ruaj.
Si ditën e parë do të dua në jetë përgjithënjë .
Le të ndërrohen stinët,dimri zemërak le të vijë
Të bier dëborë në male,le të bier shi e furtunë
Si ditën e parë imazhi yt brenda meje do të rrijë
Si ditën kur të thashë të dua do mbetesh te unë
Le të ndërrohen stinët,se ashtu i krijoi perëndia
Stinët kudo sjellin jetën,natyrën krejt gjallërojnë
Mua më mban të freskët vetëm ti dhe dashuria.
Si ditën e parë më ndezin e krejt më përvëlojnë.
Le të ndrrohen stinët,ato katër mbeten përherë.
Ti do të jesh stina ime e përjetëshme për mua.
Brenda në zemër kam vetëm një stinë pranverë
Ty dhe pranverës në çdo stinë ju them:”Ju dua”!