August 16, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poeti

ai
miqësohet me stinët
pranverës ia do lulet
për gjithë vitin
verës
vapën ia kthen në freski
vjeshtës ia jep
ngjyrën dhe shijen e mollës
dimrit dhe fëmijëve
ua falë ngrohtësinë e zemrës
ai
zogut ia ruan folenë
këngës ia shëron dhembjen
dhe ia zbut trishtimin
ai
shpesh u trekot në portën e zemrës
edhe atyre
që janë braktisur e harruar
prej të gjithëve

Gani Bytyçi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com