August 9, 2024

Si zogu në kafazë – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SI ZOGU NË KAFAZË.
………………….
Erdhi pranvera këtë vitë,
Nuk ndjeva gëzim si dikur,
Zgjata dorën nga ballkoni mbi pemë.
Dy lotë më ranë nga sytë.

Dikur mbaja në kafaz,
Një zogë këngëtar,
Një ditë e lashë të lirë,
Në izolim tani jam unë.

Në ballkon më bënë vizitë,
Me thërrimet e mia mbi dorë,
I kërkova një nder të madhë,
Nga fushat një lule të më sjell.

Ai shkon e vin me sqepin boshë,
Sikur lulet të kenë mbaruar,
Ose ndoshta i thurën kurorë,
Për ata njerëz që sot kanë vdekur.

Dheu në vazo po tretet,
Si ata shpirtra të pafajshëm,
Ata që nuk e panë pranverën,
Me oksigjen në gojë e dhan jetën.

Ku ,ku bën qyqa mbi pemë,
U vesh qyteti me të zeza,
Nuk ka lamtumirë sot,
Njerëzit po i përcjellin harabelat.

Qan shiu përmbi arkivol,
Ndofta ndonjë ushtarë,
Ky virus “Korona”,
I ndau njerëzit për së gjalli.

Po pres me lotë në sy,
Ndonjë lajm nga Perëndia,
Kjo pranvera qënka e hidhur,
Dashtë Zoti le të vijë vera.
………………………………….
Autorja-Xhuljeta-ferraj-Parma-Italia-22/03/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com