Te ara ime në fshat ! – Anastas Qirici
Te ara ime në fshat,!
*
Te ara ime në fshat,
me fiq të ëmbël si mjaltë,
hajde mike mbushe dorën,
ndryshe s,kam si filloj lojën.
*
Te ara ime në fshat,
qërshitë të ëmbla si mjaltë,
hajde mike mbushe dorën,
dhe ëmbëlsoje pak gojën.
*
Te ara ime në fshat,
hipur rrushi mbi lofatë,
hajde mike në në hije,
se u bë rrushi dy kile.
*
Te ara ime në fshat,
kokrrat shegës i kanë plasë,
hajde mike merr ca kokrra,
pa le të përmbyset bota.
*
Te ara ime në fshat,
thelbinjëtë arra i ka pjekur,
hajde mike bashkë ti mbledhim,
mos mendo për ndonjë tjetër.
*
Te ara ime në fshat,
zverdhojnë ftonjtë si flori,
hajde mike ti provosh,
kanë ngjyrë plotë xhelozi.
*
Te ara ime në fshat,
si parajsa që ka zoti,
unë bujar ti zëmër artë,
mbushur si bleta me mjaltë.
*
***Nga Anastas Qirici 23.03.2020.