August 6, 2024

Fryme e heshtur! – Rustem Mati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fryme e heshtur!

Disa te kollitura ,sec me zune,
U futa brenda vrap si I marre.
Ne shtrat te vdekjes ,thash me vune.
Ksaj korone te zeze,si me ja dal.

Mora lengun e lakrave,
E ktheva me ekes gjithnji.
Kur nje flutur ,luante flatrave
Thash u bera ,nji here I ri.

I shpetova te pashmangeshme,
Se nji dite ajo do me vije.
Plasi njerzia prej anketheve,
Kjo kolere ,si po na mbije.

Nuk mund pish uje ne krua,
uje syve,smundesh me leshu.
Mbase te vdekur, me gjeni mua.
Bash ne shtepi ,jam I drynu.

As komshiu ,sflet me goje,
Jo me te pa ,si bie ndermend.
Me lepihej ,kur kish nevoje,j
Sdo me dite ku kam zane vend.

Ne mos qofsha ketu ,ne boten tjeter.
Do kem ba lufte ,me dragoje.
Iku tash koha e terest tevjeter,
Me u vra me shoqi shoje.

Te vjen si mysafir I pa ftu,
Kuvendon e te hy ne gjokes.
Kete te keqe kush na pru,
Frymen na e merr me ofeshz.

Me na zan vera ,te dekun mrena,
Past naj udhetare rruges tu kalu.
Nga era ,mos ti pushoje zemra,
Ty hy brenda,si mik I ftu.

Te na hap ,ne bace nji grope,
Ku ne eshtra mos lozin qente.
Kjo jete ,pasks qene e kote,
Paska rob ,qe ju kan ik mente.

Le te vej ,poshte kokes nji rrase,
Ajrin ta mbyll ne karentin.
Moj e keqe,mos te ardhesha pas,
Na more ne qafe ,gjithe njerzine.

Rustem Mati
Durres 23/03/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com