Jo dhunë mbi gruan – Veron Hoxhaj
JO DHUNË MBI GRUAN
Në gjumin e rëndë, flinte fëmija mbi krevat,
në ëndërr të madhe e hante bukën thatë,
Gjumë donte të flinte u zgjua i tmerruar,
grindje të bërtitura nga prindërit janë dëgjuar.
Pika gjak nga hundët mamit i pikonin
fytyrat e skuqura lotët i kullonin .
Sytë ju veshën fare dhe qava me lot
u futa në mes dhe si ndava dot.
Me duart e vogla Babin e qëlloja,
qava ulërija Mamin e shtrëngoja
Dhe i thosha Babit aman Babi im,
mos ma vrit ti Mamin mos më lër jetim…
Babi u ndalua nga shkizofrenia,
pinte shumë cigare dhe qante si fëmija…
Mami mblodhi rrobat herdhi mu afrua
të lutem o bir, dua të vish me mua.
Në mes të rugës, pa lek pa shtëpi,
hariti dhe lipte, mua më mban në gji.
Mbi stola të qytetit flinim mbi karton
mua edhe mamit shpirti na lëngon.
ç’fajë kam un, ti Mor babi im?
shpirtiin ma copëtove dhe të më lësh jetim.
Un dua ngrohtësi jo shkizofreni,
me ty dhe me ,Mamin të ndjej kënaqësi