Pa sytë – Rifat Ismaili
PA SYTË
Sytë më kanë mbetur ende
Pa u tharë si lule guri
Fotografoj heshtazi në trurin tim
Prekjet që më jep jeta
Si vetëtimat e shiut.
Flijoj një tingull
Për të ngjallur një moment të ri.
Sytë e mi dhe universi
Kanë të njejtën madhësi.
Ndjehem i lirë si ajri
Për të transmetuar ndjenjat…
Si lejlekët shtegtoj
Në vendet e ngrohta
Por ëndrrat nën dëborë kanë mbetur
Si iriqë të fjetur.
Tashmë, kam dhjetëra shokë më pak
Biblioteka e librave,
Kasofortë armësh gjahu, ngjan.
Flijime dhe ringjallje
Poezi dhe vdekje
Gjithçka në sytë e mi
Merr kuptim kozmik.
Puthjet të gatshme për çdo femër,
Më bëjnë përherë të ri
Erërat mbajnë ekuilibrin tim
Për të mos u shformuar.
Pranvera më sjell lodhje
Sepse duhet të përsëris vetveten.
Në dimër të gjithë janë xhuxha prej bore
Dhe s’ kam nevojë të ribëhem.
Pa sytë do më mungonte
Vetëm një shqisë.
Ndofta jeta do kishte
Shqisa të tjera.