Për ty poezi! – Besnik Memelli
PËR TY POEZI!
Për ty poezi, shfletoj muzën time
në rrugën e pafund, të mendimeve,
bota që na rrethon, shumatorja ime
në kopështin e bukur, të ndjenjave.
Shpesh më ndodh, kur shkruaj poezi
vargu padashje,në udhëkryq më ngel,
kam shum opsione, i zgjidh me zi
bredh nëpër fusha, në male, aty në zabel.
Në udhë betejash, shpesh vargu del
dhe shpesh, rëzohet brënda saj,
disa i mar, disa i flak, i hedh dhe vjel.
ato më të mirat, për ty poezi i mbaj.
Më ndodh shpesh, në vargjet e mia
që ngatrohem, mes buzëve të tua,
atëhere më e ëmbël del dhe poezia
komentin më të bukur, ma bën ti mua.
Në gjirin tënd, pranverën kam futur
në stinët e tjera vargu më bredh,
ti je mbretëresha, ime më e bukur
nektarin e luleve, për ty e mbledh.
Sa koka botërore, për ty kanë shkruar
dhe sa sot, vazhdojnë të shkruajnë,
botën, në mullirin e vargjeve kanë bluar
të mirë e të keqe, me vargjet e shuajnë.
Për ty poezi, do të shkruaj gjithmon
në vargjet e tua, gjithshka do pasqyroj,
më vjen keq, që u bëre pis me koronë
sa të jem gjallë, me ty do të lundroj.
Besnik Memelli
22.03.2020