August 28, 2024

Pranvera e vonuar – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRANVERA E VONUAR

Të prisja se do vie këtë mars e bleruar
Sepse mjaft pranvera ikën me fortuna
Por,sërish këtë herë erdhe e trishtuar
Dhe për disa ditë mbeti pa çelur lulja.

Sërish erdh Marsi më dhembje e mërzi
Ngase ky virus,që shtrihet edhe tek ne
Mjerisht pranvera s’do ket at ngrohtësi
Që e prisnim këtë herë në timin atdhe…

Pranverë e vonuar titull libri dikur i lexuar
Pse në ty atdhe kjo shpesh herë po ndodh
Ah atdheu im tokë e lashtë dhe e copëtuar
Kurrë s’tu ndalen të këqijat,;eh sa je lodh…!

Por,ti atdhe asnjëherë nuk u dorëzove
Shumë tufane stuhi,kalove n’vështërsi
Do tejkalosh Ti edhe këtë stuhi mizore
Dhe pranvera e bleruar do vjen tek Ti…

Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com