August 12, 2024

Rripërtritja e rrapit – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

* * * RRIPËRTRITJA e RRAPIT

Mes maleve shkëmbor, jeta lëshuar rrënjë
Bregu i detit tej, limon’ e mandarinë
Veri, Jug, ç’të kapte syri, begati e pasuri
Rridhte jeta e gëzuar, fort i lumturi njeri.

Brezi ndrronte brezin, i riu të vjetrin
Si ndrron peshkatari, çdo ditë rrjetën
Jeta lulëzuar në brigje, lugina
Por jo gjth’monë të gëzon e mira

Një vit i mbrapshtë, sterrosur deti
U mboll e keqja, u lemeris mileti
Buzë një përroi, lartohej rrap i vjetër
Një i dytë s’gjendej n’asnjë vend tjetër

Stuhi të forta, sharr’ e kohës në veprim
Rrapin madhështor, në udhën pa kthim
Në trungun e kalbur, një filiz i ri
Pëshëndeti dritën, lartoj shtatin e tij

Koha shëroj plagët, ripërtriu jetën
Dita largoi natën, e mira të keqen

Përmbledhje me poezi “Lule mbi thinja “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com