Bota u mbyll! – Rexhep Hoti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Rexhep Hoti – Bota u mbyll!
Bota është mbyllur;
Me duart e-syve përshëndet ajo;
Vetmia sundon kudo nëpër sheshe,
S’ka më as grafite nëpër mure:
«Mos më harro!».
Malli parakalon rrugëve të zbrazura;
Si heroi i filmave postmodern;
Koha i bën roje me tehun e briskut në fyt;
Ti hyn pa më pyetur në mendime,
Si poçari i vjetër dritë u jep.
Pranvera filloi e vetme në rreze,
Si mëngjes vjeshtor i ngrirë në brymë;
Mugullimi i bimëve s’ka më kuptim;
Ah, sa më ishe dikur e dashur,
Sot më shumë më mbush trishtim!
Prishtinë, 21.03.2020
©rhoti. Lejohet shpërndarja.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com